Pakistan: Zyrtari i konsullatës afgane është vrarë nga roja

Konsullata e Afganistanit në Karaçi të Pakistanit ka njoftuar se një zyrtar i saj është vrarë nga një roje e sigurisë, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.

Policia tha se ky rojtar, i identifikuar si Rahatullah, sot kishte hapur zjarr undër sekretarit të tretë të konsullatës, Muhammad Zaki, pas një mospajtimi personal ndërmjet tyre.

Të dy ata ishin shtetas afganë, ka thënë policia.

Roja e sigurisë është arrestuar pas incidentit, ndërsa policia tha se nuk duket se është akt terrori.

Forcat pakistaneze të sigurisë e kanë bllokuar hapësirën Old Clifton në Karaçi, ku gjendet një numër i misioneve diploamtike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button