Tërmet i fuqishëm në Greqi

Tërmet me intensitet prej 5,1 ballësh sipas shkallës Rihter herët në mëngjes është regjistruar në ishullin grek Lezbos në pjesën lindore të Detit Egje.

Siç kumtoi Instituti gjeofizik i Athinës, epiqendra e lëkundjes ka qenë në pjesën veriore të Lezbosit.

Qendra sizmike mesdhetare evropiane kumtoi se tërmeti ka qenë me intensitet prej 5,2 ballësh sipas shkallës Rihter në thellësi prej dy kilometrave nën sipërfaqen e tokës, me epiqendër 156 kilometra në veriperëndim të qytetit turk Izmir.

Tani për tani nuk ka informacione për viktima ose për dëm të shkaktuar material.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button