BDI premton vendosjen e shqiptarëve në vendet udhëheqëse shtetërore

Bashkimi Demokratik për integrim sot prezantoi platformën politike për zgjedhjet parlamentare 2014. Përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike, euro-integrimet  dhe buxhet proporcional që do të përfitojnë edhe shqiptarët, premtojnë nga kjo parti e cila ka vendosur në platformë 1081 projekte, me vlerë prej mbi 2 miliardë euro.

 “Marrëdhëniet ndëretnike paraqesin themelin dhe do të punojmë në mandatin e ardhshëm për avancim të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në të gjitha nivelet. Përfaqësimi i drejtë do të rritet si në aspekt të sasisë, numrit ashtu edhe të cilësisë. Do të përfshihet edhe në dikasteret udhëheqëse dhe në koncept më të gjera se sa vetëm punësimin…Një buxhet proporcional, jo proporcional në kuptimin klasik 25%,  ose sa do të jemi në regjistrimin e ardhshëm, por edhe favorizimin i sektorëve dhe rajoneve që në të kaluarën nuk kanë patur nivel të mjaftueshëm zhvillimi” tha Fatmir Besimi.

Ermira Mehmeti tha se BDI ka arritur ti rivendos marrëdhëniet me BE dhe Amerikën.

 “Rivendosja e marrëdhënieve të ftohura mes Brukselit zyrtar dhe Uashingtonit zyrtar me Shkupin Zyrtar është një fakt një arritje e cila duhet ti përshkruhet kontributit shqiptar në qeverisje. Kjo nuk ka qenë e lehtë sepse fuqia dominante politike në pushtetin ekzekutiv ka një qasje tjetër fare, prioritete tjetër fare ne vend të ndërtimit të konceptit integrues më shumë investon në ndërtimin e koncepteve identitare por kjo për ne nuk ka qenë pengesë për të vazhduar me promovimin e politikave tona” tha Mehmeti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button