U rrëzua muri në Mitrovicë (FOTO+VIDEO)

Ky mur që u konsiderua ndarës për shqiptarët dhe serbët, tashmë është bërë rrafsh me tokë, njofton lajmi.net, përcjell Portalb.mk.

Po ashtu në vend ngjarje u pa edhe shefja e stafit të kryeministrit, Vlora Dumoshi.

Disa serbë lokal kishin dal ta shikonin rrënimin e murit, por pa shkaktuar ndonjë telashe.

Në vend ngjarje kishte forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe Karabinerë.

12.40: U rrëzua përfundimisht muri në veri të Mitrovicës.

11.52: Ka nisur rrënimi i murit në veriun e Mitrovicës nga dy eskavatorë, të cilët janë duke kryer punën e rrënimit.

Ky veprim po bëhet pasi Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës Veriore nënshkruan marrëveshje për të hequr këtë mur duke ndërtuar një shëtitore për këmbësorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button