Avioni i Turkish Airlines ulje emergjente në Iran

Një avion i Turkish Airlines i cili udhëtonte nga Stambolli në drejtim të Ho Chi Minh, ka kryer ulje emergjente në aeroportin Zahedan të Iranit, për shkak të një pasagjeri të sëmurë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, menjëherë pas nisjes së avionit nga aeroporti Ataturk i Stambollit në drejtim të Ho Chi Minh të Vietnamit, një udhëtar është sëmurë.

Ekipi pilotues ka kërkuar ulje të detyruar nga kulla e vrojtimit në aeroportin Zahedan të Iranit, ndërkohë pas marrjes së lejes së nevojshme avioni është ulur pa probleme.

Menjëherë pas uljes, ekipet shëndetësore i kanë dhënë ndihmën mjekësore të nevojshme udhëtarit.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, avioni i Turkish Airlines ka vazhduar udhëtimin me të gjithë pasagjerët në bord drejt Vietnamit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button