Ambasadorët Amerikan Xhes Bejli dhe Donald Lu, dy ikona të demokracisë dhe shtetit të së Drejtës!

Ambasadori Amerikan në Shkup z.Xhes Bejli dhe ai në Tiranë z. Doald Lu, ishin dhe akoma janë kujdestar të së Drejtës dhe paqës në këto dy shtete të trazuara nga njëmendësia politike. Sot pothuajse që të dy nga pushtetet aktuale në Shkup dhe Tiranë, po trajtohen me rezervë, si pasojë e ndrimit të pushtetit dhe të presidentit Amerikan. Bëjnë shumë gabim edhe në Shkup edhe ne Tiranë.

Ambasadorët Bejli dhe Lu, nuk i përfaqësojnë demokratët Amerikan, por popullin e saj politikën zyrtare si dhe politikën e jashtme të Amerikës që ka traditë 200 vjecare. Ambasadori Bejli ka merita të jashtëzakonshme, në ruajtjen e paqës, në Marrëveshjen e Përzhinos si dhe në faktorizimin e palës shqiptare në cdo Tryeze politike duke i bërë të barabartë me palën Maqedonase. Poashtu roli i i ambasadorit Bejli në gjithë këtë proces ka qenë në interes të zgjidhjes sa më të shpejtë të krizës politike duke patur qëndrim të paanshëm dhe duke luajtur rolin e lehtësuesit dhe ndërmjetësuesit.

Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, është ideatori i Reformës në drejtësi, i cili së bashku në mënyrë konsensuale nga gjitha forcat politike në Shqipëri përkrahen ligjin për një reformë e domosdoshme, për ta rregulluar shtetin ligjor në Shqipëri, për ta çrrënjosur korrupcionin institucional si dhe për ta reformuar nga themeli sistemin gjyqësor dhe ate të prokurorisë. Andaj edhe ambasadori Bejli dhe ai Lu, meritojnë ende më shumë mbështetjen e parezerve dhe mirënjohjen më të thellë dhe më falenderuese nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe atyre të Shqipërisë. Ata qe të dy përfaqësojnë interesat e SHBA-ve, që janë në përputhje me orientimet ideologjike dhe strategjike të Shqiptareve por edhe përcaktimet politike dhe integruese të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button