Matis: SHBA-ja nuk planifikon rritje të forcave të veta në Lindjen e Afërt

SHBA-ja nuk planifikon rritje të numrit të forcave të veta të stacionuara në rajonin e Lindjes së Afërt, deklaroi sot në Tokio sekretari i Mbrojtjes, Xhejms Matis.

Ai theksoi se SHBA-ja nuk guxon të lejojë anashkalimin e aktiviteteve të Irnait të cilat kontribuojnë për destabilizim të Lindjes së Afërt, por megjithatë nuk kanë plane konkrete për rritje të pranisë së vet ushtarake në rajon.

“Sa i përket problemit me Iranin, ai shtet është një ndër sponsorët kryesor të terrorizmit global”, deklaroi Matis në konferencën për shtyp pas takimit me kolegun e tij japonez, Tomomi Imada.

Duke folur për kontestin territorial të Kinës me vendet fqinje rreth sovranitetit ndaj Detit jugor kinez, Matis theksoi se problemet e tilla duhet të zgjidhen përmes rrugës diploamtike, duke shtuar se SHBA-ja konsideron se zgjidhja ushtarake nuk paraqet variant të matur.

Imada nga ana e tij theksoi se Tokio dhe Uashingtoni e ndajnë shqetësimin e përbashkët për shkak të aktiviteteve të Kinës në Detin Jugor kinez, para së gjithash rreth kontestit me Japoninë për sovranitetin ndaj ishujve Senkaku.

Matis me atë rast shtoi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes amerikano-japoneze për mbrojtje, e cila vlen edhe për mbrojtjen e sovranitetit të Japonisë ndaj këtyre ishujve, të cilat Kina gjithashtu i konsideron si të vetat.

Matis ndodhet në turne nëpër Lindjen e Largët, me ç’rast para Tokios e vizitoi Seulin, ku temë kryesore ishte problemi me progrmain bërthamor të Koresë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button