Tramp: Irani po luan me zjarr

Presidenti amerikan Donald Tramp sot e paralajmëroi Teheranin se “luan me zjarr” dhe se ndaj Iranit nuk do të jetë “ashtu i sjellshëm” siç ishte presidenti paraprak.

“Unë jo!”, publikoi Tramp në Tuiter.

Në të njëjtën kohë u prononcua edhe shefi i diplomacisë iraniane Mohamed Xhavad Zagfir me porosi se Irani “nuk është i prekur nga kërcënimet amerikane”, duke shtuar se Teherani asnjëherë nuk do të nis luftë.

Zafir reagoi në porosinë e djeshme të Trampit në Tuiter, në të cilën duke shfrytëzuar shkronja të mëdha, theksoi se Irani është “paralajmëruar formalisht për shkak të gjuajtjes së raketave balistike”.

Tramp shtoi edhe se Irani “duhet të jetë falënderues” për marrëveshjen, e cila sipas mendimit të tij, është katastrofike./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button