Nuk ka raste të reja të gripit të shpezëve, gjendja po ndiqet nga afër

Gjendja në fshatin Moroishte të Strugës është e qetë dhe po ndiqet nga afër. Deri në këtë moment, të gjitha strishat e marra për përcaktimin e gripit të shpendëve janë negative, tha drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterineri (AUV), Zoran Popovski.

Sot informoi, Popovski, është bërë monitorimi në Morishte dhe fshatrat përreth në radius prej tre kilometrave. Për këto pesë ditë virusi nuk është përhapur, por se nuk mund të thuhet se nuk është përjashtuar që sëmundja të paraqitet prej një vendi tjetër pasi që përhapet edhe përmes shpendëve të egra.

“Në aksionin për shkatërrimin e gripit të shpendëve të detektuar më 27 janar, për pesë ditë janë shkatërruar gjithsej 1.950 njësi shpezësh, pula, pëllumba, pata,… të cilat janë dërguar në deponinë në Strugë. Shkatërrimi bëhej në pajtim me standardet evropiane, ndërsa e zbatuan 56 persona në ekipet nga tre, veterinarë dhe ekspertë të shoqërive veterinere. Janë involvuar edhe ekipet e MPB-së, Qendrës për menaxhim me kriza dhe vetëqeverisjes lokale”, theksoi Popovski në konferencën për shtyp.

Procedura për dëmshpërblimin e prodhuesve do të fillojë menjëherë sapo të dorëzohen kërkesat për shpezët e asgjësuara deri te Agjencia për ushqim.

Sipas profesorit të Fakultetit për mjekësi veterinere, Aleksandar Dodovski, në Maqedoni është duke u zbatuar monitorimi aktiv dhe pasiv i cili tregoi se nuk ka indikacione për shpezë të tjera të asgjësuara.

Drejtori i AUV Popovski apeloi – nëse dikush vëren paraqitjen e gripit të shpezëve, ta paraqesë rastin dhe të bashkëpunojë me shërbimet se pse kjo sëmundje është e rrezikshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button