Abe: Në mandatin e Trampit, Japonia do të shfaqë aleancë të palëkundur me SHBA-në

Kryeministri japonez Shinzo Abe sot ka shprehur bindje se së bashku me presidentin amerikan, Donald Tramp dhe me ministrin e Mbrojtjes, Xhejms Matis, do të arrijnë të demonstrojnë “aleancë të palëkundshme” mes dy vendeve.

Abe komentin e ka dhënë në fillim të takimit të tij me Matisin.

Matis, i cili ka arritur në Japoni pas vizitës në Korenë Jugore, është në turin e tij të parë si ministër i Mbrojtjes.

Përfaqësues i autoriteteve amerikane deklaruan se zgjedhja e destinacionit ka për qëllim që t’i përforcojë lidhjet me dy aleatët në Azi, pasi që Trampi gjatë fushatës së tij parazgjedhore, duket se nën pikëpyetje e ka vënë vlerën e aleatëve të tyre.

Abe, më 10 shkurt, në Uashington do të takohet me Trampin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button