Çfarë është infeksioni i herpesit dhe si shërohet?

Herpes simplex është një infeksion shumë i shpeshtë virusal. Kjo sëmundje paraqitet në formë të një grupi flluskash të vogla që dalin në buzë ose rreth gojës. Lëkura rreth këtyre flluskave zakonisht është e pezmatuar (e skuqur, e ënjtur dhe e dhimbshme). Flluskat mund të hapen, dhe lëngu brenda tyre të rrjedhë dhe vendi të bëhet dregëz pas disa ditësh. Ato zakonisht shërohen nga disa ditë deri në dy javë. 

Si e diagnostifikohet herpesin?

Gjatë shpërthimit të flluskave, mjeku juaj i  mund ta diagnostikojë herpes simplex-in thjesht duke i shikuar në pezmatimet e lëkurës. Mjeku mund t’ju bërë pyetje për të kuptuar nëse ju keni qenë në kontakt me virusin. Për ta konfirmuar se pacienti ka herpes simplex, mund t’ju udhëzojë të bëni edhe disa analiza, duke marrë një mostër nga vendi i pezmatuar dhe duke e dërguar atë në laborator.

Kur nuk keni pezmatime të dukshme, ju duhet të bëni analiza tjetra mjekësore, si analiza të gjakut, për të parë nëse virusi herpes simplex është në organizmin tuaj.

Si trajtohet herpes simplex?

Virusi herpes simplex nuk ka shërim, pra ai kurrë nuk mund të eliminohet nga organizmi juaj. Pasi ju infektoheni së pari me këtë virus, ai qëndron në trupin tuaj për gjithë pjesën e mbetur të jetës. Por, nëse pezmatimet me ethe paraqiten shpesh te ju, trajtimi mund ta zvogëlojë shpeshtësinë e paraqitjes së flluskave pezmatuese dhe ashpërinë e tyre.

Lajmi i mirë është se vendet e pezmatuara zakonisht shërohen edhe vetë brenda disa ditësh pa trajtim. Por shumë njerëz zgjedhin të trajtohen pasi trajtimi mund t’i bëjë më të lehta simptomat dhe mund ta zvogëlojë shpërthimin dhe madhësinë e pezmatimin.

Shumica e njerëzve me herpes trajtohen me barna anti-virusale. Trajtimi mund të përshijë kremra dhe pomada anti-virusale të cilat aplikohen në lëkurë dhe lehtësojnë djegien dhe të kruarat. Ndonjëherë mund të merren edhe tableta për marrje përmes gojës, ose edhe injeksione intravenoze për të zvogëluar shpërthimin e herpesit.

Zhvillimi dhe pasojat e sëmundjes

Shpërthimi i parë (primar) i herpes simplex zakonisht është më i keq. Megjithatë, jo të gjithë shpërthimet e para janë të ashpra. Disa janë më të buta sa personi as që i vëren.

Disa njerëz kanë vetëm një shpërthim. Te të tjerët, virusi bëhet aktiv sërish. Kur ata kanë një shpërthim të dytë, kjo quhet rishfaqje. Këto kanë tendenca të jenë më të shpeshta gjatë vitit të parë të infeksionit. Me kalimin e kohës, shpërthimet tentojnë të jenë më të rralla dhe më të buta. Kjo sepse organizmi krijon antitrupa (qeliza mbrojtëse) ndaj virusit.

Komplikimet serioze si pasojë e herpes simplex mund të ndodhin shumë rrallë. Ato paraqiten më së shpeshti te foshnjat e palindura, te të porsalindurit dhe te njerëzit që kanë sëmundje afat-gjate ose sistem të dobët imun. Nëse ju vuani nga kanceri ose AIDS-i, ose nëse keni pasur ndonjë organ të transplantuar, kërkoni ndihmë mjekësore sapo të keni shenja ose simptomat të infeksionit me herpes.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Kam kaluar nje stres shume te madh. Sapo zgjohem nga gjumi shoh komplet buzen qe kishte formuar herpes. Me cfare mund ta kaloj sepse me acaron dhe me dhemb shume??

  2. Psh jam e brengosur per nenen desha te ju bej pyetje ju lutem te me pergjigjeni ajo pati dhimbje shpine dhe rreth brinjeve afer dy jav pastaj i dolen puqra po ne shpin dhe rreth barkut dhimbja eshte e papershkrueshmr mjeket than se jan ethe lekure apo herpes tani eshte duke perdorur nje puder ajo i ka tha qe 5 dit tash ju kan mbush me gjak dhe po i shperthejn ju lutem nje keshill kan sherim sa zgjat dhe arye prej qka vjen kjo semundje nuk mund te fle nga dhimbja tash perdor edhe do pluhur kunder dhimbjes kleis i ndihmon ju falemnderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button