SHBA-ja ka bërë ndryshime në sanksionet kundër Rusisë

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi dje se po lehtëson disa nga kufizimet ndaj transaksioneve të biznesit me Shërbimin Rus të Sigurisë (FSB), pavarësisht nga sanksionet kibernetike të vendosura nga presidenti i deritanishëm Barak Obama.

Urdhri i publikuar në faqen e Departamentit të Thesarit, duket se lehtëson kufizimet për disa produkte për teknologjinë e informacionit dhe i lejon kompanitë që të paguajnë deri në 5 mijë dollarë në vit për leje ose licenca që lëshohen nga FSB.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser tha se kjo lëvizje nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara po lehtësojnë sanksionet ndaj Rusisë.

“Ne nuk po zbusim sanksionet. Departamenti i Thesarit, mesa kuptoj, është një praktikë e zakonshme për Departamentin e Thesarit, pasi janë vendosur sanksionet, për të shqyrtuar nëse ekziston nevoja për të rishikuar analizë për industri, produkte apo shërbime të veçanta. Por do t’ju sugjeroja që të drejtoheni tek Departamenti i Thesarit për këtë çështje”, tha ai.

Edhe Presidenti Donald Tramp u pyet për këtë ndryshim dhe tha se “nuk po zbut asgjë”.

Ish-Presidenti Barak Obama forcoi sanksionet kundër Rusisë në dhjetor, pasi agjencitë amerikane të zbulimit akuzuan Rusinë se kishte depërtuar në kompjutera të lidhura me Partinë Demokrate, si pjesë e një fushate të gjerë për të sabotuar kandidatet demokrate për Presidente, Hillari Klinton.

Agjencitë amerikane të zbulimit vazhdojnë hetimin për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button