Merkel-Yıldırım: Pastrimi i rajonit nga organizatat terroriste, përgjegjësi e përbashkët”

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas takimit kokë më kokë në rezidencën Çankaya kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton Anadolu Agency (AA).

– “Pastrimi i rajonit nga organizatat terroriste, përgjegjësi e përbashkët”

Yıldırım gjatë konferencës është shprehur se “Terrorizmi nuk është një çështje që i përket vetëm Turqisë dhe Gjermanisë. Ai është një kryeproblem botëror. Është një kërcënim shumë i madh edhe për Amerikën. Ajo që ka paguar një çmim shumë të madh është Amerika. Për këtë arsye pastrimi i të gjithë organizatave terroriste, kryesisht DEASH-it nga rajoni është përgjegjësia jonë e përbashkët.”

“Procesi i nisur në Siri dhe lufta kundër DEASH-it në Irak me përpjekjet për rimarrjen e Mosulit shpresoj se në një të ardhme të afërt do të sjellin stabilitetin në këto rajone ku dhe në këtë mënyrë do të pakësohen problemet për sigurinë, që shpenzojmë një pjesë të madhe të energjisë tonë. Gjithashtu do të kemi mundësinë që të ndajmë më shumë energji për bashkëpunimin dypalësh dhe për mundësimin e qetësisë dhe mirëqenies rajonale”, ka vlerësuar ndër të tjera kryeministri Yıldırım.

Duke theksuar se në takimin me Merkel kanë diskutuar për çështjen e Qipros, ai është shprehur se “Zgjidhja e çështjes së Qipro është dëshira jonë më e madhe. Një Qipro e bashkuar, me qeverisje të drejtë dhe me dy federata, do të jetë një zgjidhje që e dëshirojnë edhe Evropa, edhe Turqia edhe Greqia. Për këtë çështje nevojit që palët të jenë më të kujdesshme, më të durueshme dhe nevojiten sakrifica të përbashkëta.”

Rrth pritshmërive për administratën e presidenti amerikan Donald Trump, Yıldırım ka theksuar se “Nuk mendoj se qeveria e re amerikane ka dyshime për funksionet e NATO-s dhe aftësitë e saj. NATO ka kryer shumë aktivitete për sigurimin e paqes rajonale dhe globale, përpjekje aktive për eliminimin e terrorizmit dhe sigurimin e stabilitetit në Siri dhe Irak.”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në lidhje me marrëveshjen Turqi-Bashkim Evropian, duke theksuar se nga Turqia janë bërë shumë gjëra tha se “Nga BE-ja jo dhe aq shumë. Siguria bregdetarë në anën e Greqisë funksionon shumë mirë. Numri i refugjatëve është pakësuar, ndërsa edhe në çështjen e integrimit janë hedhur hapa konkretë. Për këtë arsye BE-ja duhet të sigurojë në kohën më të shkurtër kontributin financiar.”

Ndër të tjera duke vënë në dukje se me kryeministrin Yıldırım kanë biseduar edhe rreth akteve terroriste të PKK-së, Merkel ka rikujtuar se në Gjermani PKK-ja pranohet si organizatë terroriste dhe se ministritë e brendshme të të dy vendeve do të vazhdojnë të jenë në kontakt për këtë çështje.

Pyetjes së një gazetari turk se kur do të mund të udhëtoj pa vizë në BE, Merkel i është përgjigjur se “Në këtë drejtim kemi arritur shumë gjëra, janë hedhur shumë hapa dhe janë shënuar shumë përparime, por ka ende çështje për të cilat duhet të punohet shumë. Për shembull ka bisedime intensive në çështjen për ndryshimin e ligjit të luftës kundër terrorizmit. Me kryeministrin kemi biseduar se nevojiten përparime në këto bisedime. Ne po punojmë me insistim të madh dhe mendojmë se kjo marrëveshje duhet të zbatohet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button