Personat që ishin mbledhur në rrugën “Mbreti Peter” në Mitrovicë janë larguar

Serbët të cilët gjatë tërë ditës qëndruan pranë murit të ndërtuar ilegalisht në veri, në këto qaste janë larguar nga muri.

Ata po qëndrojnë në kafenetë që janë afër murit “Bonsai” dhe “Dolce vota”, që në rast nevojë të mblidhen tek muri brenda një kohe shumë të shkurtër.

Serbët gjatë tërë ditës kanë qëndruar pranë murit, për të ndaluar përpjekjen e mundshme të Prishtinës për rrëzimin e murit.

Pas shqetësimeve të ngritura në veri, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ftuar për bisedime serbët e Kosovës, në Rashkë të Serbisë, ku janë ende duke biseduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button