Maqedoni, zvogëlohet numri i të prekurve nga gripi

Gjatë javës së katërt të janarit (prej 22 e deri më 29 janar) në Republikën e Maqedonisë janë paraqitur 1.199 persona të prekur nga gripi, me incidencë prej 58 në 100.000 banorë, që paraqet ulje prej 50,4 për qind në krahasim me javën e kaluar kur janë paraqitur 2.417 raste, theksohet në raportin e publikuar në ueb faqen e Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë.

Këtë javë, numri më i madh i të prekurve 147 është regjistruar në territorin e Qendrës për Shëndet Publik Ohër, pasojnë Qendra për Shëndet Publik Prilep – 134 të prekur, Njësia rajonale Gostivar – 118 të prekur dhe Qendra për Shëndet Publik Shkup – 117 persona të prekur,

Incidencë më të lartë prej 262,0/100.000 është paraqitur në rajonin e Qendrës për Shëndet Publik Ohër, ku është regjistruar aktivitet i lartë i influencës së virusit gjatë kësaj jave.

Aktivitet i mesëm u regjistrua në Prilep, Kavadar, Dibër, Dellçevë dhe Vinicë, ndërsa në njësitë rajonale në Pehçevë, Krushevë dhe Kriva Pallankë, gjatë kësaj jave nuk është regjistruar asnjë i prekur nga gripi.

Si vitin e kaluar ashtu edhe në javën e katërt të vitit 2017 numri më i madh i të prekurve (891), gjegjësisht 74,3 për qind e të gjitha rasteve janë paraqitur në grup-moshën më të madhe prej 15-64 vjeç, që është rritje jo e konsiderueshme e pjesëmarrjes procentuale të javës së kaluar (71,8 për qind). Tek rastet e paraqitura, personat mbi 65 vjeç marrin pjesë me 12,3 për qind (147), fëmijët prej 5-14 vjeç me 8,4 për qind (101), ndërsa me për qindje më të vogël – fëmijët e moshës deri 4 vjeç me 5 për qind (60).

Lidhur me javën e kaluar numri i rasteve të regjistruara dhe incidenca shënon ulje në të gjitha grupmosha.

Në sezonin 2016/2017, numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi bashkë me javën e katërt është 32.931 me incidencë kumulative prej 1.591,5 në 100.000 banorë.

Deri më tani, në këtë sezon të gripit janë paraqitur dy raste të vdekjes të asocuar me grip.

Gjatë javës së katërt të janarit, në laboratorin virusologjik të Institutit për shëndet publik, në prani të virusit të gripit janë testuar 18 ekzemplarë, prej të cilëve 6 apo 33,3 për qind janë pozitiv me praninë e virusit të gripit, 5 pozitiv për A/N3 dhe një influencë e patipizuar virusi A.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button