Ministri iranian: Testimi i raketës balistike ishte i suksesshëm

Ministri iranian i Mbrojtjes, Hysejin Dehkan, ka deklaruar se përkundër deklaratave të SHBA-së, testimi i raketës balistike ka qenë i “suksesshëm”.

Këtë deklaratë ai e ka bërë për agjencinë zyrtare të lajmeve në Iran, Tesnim. Në lidhje me provat për raketën balistike ministri Dehkan është shprehur se “Ky testim ishte i suksesshëm.”

Ndërsa për deklaratat e SHBA-së se testimi është në kundërshtim me marrëveshjen për programin bërthamor, Dehkan ka shtuar: “Provat raketore të Iranit nuk janë në kundërshtim me marrëveshjen numër 2231 mbi programin bërthamor.”

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes deklaroi më parë se Irani ka zhvilluar një testim për hedhjen e një rakete balisitke me rreze të mesme. Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu se raketa ka shpërthyer në ajër pasi ka kryer rreth 1 mijë kilometra rrugë.

Ndërsa këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn, deklaroi dje se testimi i raketës balistike nga Irani është një kërcënim jo vetëm për rajonin, por edhe për SHBA-në.

Sipas rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së, miratuar më 20 korrik 2015, Iranit i ndalohet të kryejë testime për lëshimin e raketave balistike të cilat mund të mbajnë përbërje nukleare. Ndërsa Irani mbron pretendimet që këto raketa nuk janë në gjendje të mbajnë mbushje nukleare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button