“Natyra” nga Struga fton të gjithë të fikin dritat

Unioni i ekologëve “Natyra” nga Struga, e vetëdijshme për efektet pozitive të kësaj nisme, dhe si partnerë i ‘Earth Hour’, fton, shoqata, biznese, institucione, për t’u bërë partner lokal të “Ora e Tokës në Maqedoni” duke marrë pjesë në këtë aktivitet masiv duke fikur dritat e objekteve si simbol gjatë Orës së Tokës dhe duke e bërë publik këtë veprim. 

“Ora e Tokës” është më shumë se sa vetëm fikja e dritave, ai është një aktivitet që i bashkon njerëzit nga të gjitha anët për të treguar se çka mund të bëjnë për ta mbrojtur planetin tonë.

“Ora e Tokës” ka lindur si një iniciativë e ”WWF Sidney” në vitin 2007 në Sidnej dhe çdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë. Në “Earth Hour 2013” morën pjesë 7001 qytete nga e gjithë bota, në mbi 152 vende, dhe me mbi 2 miliardë përkrahës apo pjesëmarrës vullnetarë.

Edhe këtë vit, në 29 mars, nga ora 20:30 deri në orën 21:30 i gjithë planeti “do të fiket” për 1 orë sipas orës lokale duke filluar nga Australia deri në Kaliforni. Ky është cilësuar si “aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor, që historia ka njohur ndonjëherë”: çdo 1 ndër 3 banorë të Tokës do të fikin dritat dhe gjithë aparaturat e tepërta elektronike nëpër shtëpitë apo bizneset e tyre.

Kjo është “Ora e Tokës – Earth Hour”, ora të cilën ne njerëzit ia kushtojme shtëpisë sonë të përbashkët, Tokës, në një veprim sa simbolik, sensibilizues, aq dhe efikas e të fortë kundër ndryshimeve klimatike, që po ia marrin frymën asaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button