Kancelarja Merkel arrin për vizitë në Turqi

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti për vizitë zyrtare në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel në kuadër të vizitës së fillimisht do të takohet me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Kancelarja gjermane pastaj do të vizitojë Kuvendin e Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM), i cili gjatë përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik 2016, ishte cak i sulmeve të organizatës terroriste të personelit ushtarak besnik të FETO-s.

Është planifikuar që Merkel të takohet edhe me kryeministrin e Turqisë Binali Yıldırım, me të cilin do të diskutojnë për zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

Kjo është vizita e parë e kancelares gjermane në Turqi, pas grushtit të shtetit në Turqi, në korrik të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button