Erdogan me thirrje te të gjithë: Ejani në pushime në Turqi

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në rezidencën presidenciale ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar përfaqësuesve të sektorit të turizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij Erdoğan ka thënë: “Vërejmë se kultura e turizmit sa vjen e rritet brenda vendit tonë. Gjithashtu vërejmë se si veprojnë qytetarët tanë në çështjen e turizmit, dhe kjo është një kënaqësi për ne. Të gjitha këto janë elementë që mundësojnë që të shpresojmë për të ardhmen e sektorit të turizmit. Sigurisht që vlerësimi i këtyre mundësive kalon përmes zhvillimit të strategjive të reja, gjetjes së mënyrave, rrugëve, mjeteve të tjera dhe në zhvillimin e promovimeve. Kemi qëllimin që në etapën e parë të fillojmë punën duke rritur në 8 milionë numrin e turistëve”.

– Do të nisim promovimin “Merr fqiun dhe eja”

Më tej presidenti, Erdoğan tha se “të gjithë qytetarët tanë jashtë vendit në të njëjtën kohë i shohim si ambasadorë nderi të turizmit”.

“Për këtë arsye u bëj thirrje qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit që gjatë vizitave tek të afërmit e tyre të kalojnë pushimet në vendin tonë. Qytetarët tanë që vijnë në vatrën e babait, për të vizituar familjarët dhe të afërmit e tyre nga lejet e tyre duhet të ndajnë të paktën një javë për turizmin me qëllimin që ‘Turqia është shtëpia jonë, të njohim atdheun tonë. Sigurisht që nga qytetarët tanë nuk kërkoj që të majftohen vetëm me ardhjen e tyre por të ftojnë në vendin tonë edhe fqinjët, miqtë dhe shokët që kanë në vendet ku jetojnë. Ja për këtë arsye për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit nisim promovimin ‘Merr fqiun dhe eja'”, tha Erdoğan.

Ndër të tjera presidenti Erdoğan tha se “Përkundër atyre (si tellalle) që parashikojnë katastrofë, të huajt që banojnë dhe zhvillojnë biznes në vendin tonë kanë mundësinë të shohin dhe njohin Turqinë e vërtetë”.

“Ministria duke zhvilluar bashkëpunim me sektorin ka ofruar mundësi të reja dhe shumë tërheqëse për ata që punojnë në kompanitë me investim për 50 mijë të huaj në vendin tonë. U bëjmë thirrje punonjësve në kompanitë me investim të huaj që jo vetëm për veten e tyre por edhe për punonjësit në qendrat jashtë vendit të përfitojnë nga kjo mundësi ku të paktën të kalojnë një javë të pushimeve në vendin tonë”, tha presidenti Erdoğan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button