Malajzi, 300 vende pune për refugjatët muslimanë

Pilot projekti përmes të cilit refugjatët muslimanë Rohinja do të marrin punë do të fillojë në Malajzi muajin e ardhshëm, ka thënë zëvendës kryeministri Ahmad Zahid Hamidi, raporton Anadolu Agency (AA).

Malajzia fillimisht do të mundësojë punë për 300 muslimanë Rohinja, të cilët kanë marrë statusin e refugjatit nga Komesari i lartë për refugjatë të OKB-së (UNHCR). Ata nga 1 marsi do të punojnë në sektorin e bujqësisë dhe prodhimit.

Muslimanët Rohinja, të cilët janë pakicë muslimane në Mijanmar, do të jenë grupi i parë i refugjatëve të cilëve do t’u lejohet punësimi ligjor në Malajzi.

“Ata do të vendosen në kompanitë e përzgjedhura në sektorin e bujqësisë dhe prodhimit. Qëllimi i këtij projekti është që t’u ofrohet mundësia e aftësimit dhe përkrahje financiare që t’u mundësojmë të rindërtojnë jetën e tyre para se të shkojnë në vendet e treta”, tha Hamidi.

Refugjatët pa dokumente, duke përfshirë edhe Rohinjat, ende nuk u lejohet të punojnë. Sipas UNHCR-së, në Malajzi ndodhen rreth 151.000 refugjatë dhe azilkërkues, prej të cilëve 55.000 janë muslimanë Rohinja.

Që nga viti i kaluar, Malajzia ka filluar të pranojë 1.000 refugjatë sirianë në vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button