Gruevski u takua me ambasadorin rus Shçerbak

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga sekretari i  partisë për bashkëpunim ndërkombëtar, Aleksandar Nikolloski realizoi takim me ambasadën e Federatës ruse, Oleg Shçerbak.

Në takimin, e mbajtur me kërkesë të ambasadorit rus, është diskutuar për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe Rusi.

“Rreth sfidave aktuale për formimin e koalicionit qeveritar Gruevski theksoi se pas moskonstituimit të Qeverisë dhe skadimit të mandatit prej 20 ditësh, u krijua një situatë e pjekur për zgjedhje të reja të parakohshme me qëllim të përfundimit të krizës politike. Është e qartë se disa prej partive në Maqedoni treguan frikë për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe ballafaqimit të sërishëm me qytetarët, por VMRO-DPMNE si parti fituese në zgjedhjet paraprake vlerëson se sistemimi i forcave në parlament i cili nuk do të mundësojë kushte për realizimin e papenguar të cilit do program dhe daljes më të shpejtë nga kriza janë shkaku për zgjedhje të parakohshme sa më të shpejta”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Duke biseduar për rrjedhën dhe ngjarjet të cilat e shënuan krizën politike, ambasadori është përqendruar në Revolucionin e Larmë “duke e theksuar dëmin të cilin e ka shkaktuar në planin ekonomik duke futur jostabilitet dhe pasiguri në shtet, ndërsa me këtë duke ndikuar negativisht në interesin e investitorëve të interesuar”. Shçerbak ka potencuar se kudo ku janë organizuar revolucione të larme ka pësuar mirëqenia socio-ekonomike e qytetarëve.

Krahas kësaj, në takim është biseduar edhe për ekonominë globale dhe për gjendjet ekonomike në Maqedoni dhe Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button