Irak, 199 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre nga Mosuli dhe Havixhe

Që nga fillimi i operacionit për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i në Irak e deri më sot 199 mijë persona nga Mosuli dhe rajoni Havixhe i Kerkukut kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në zonat e sigurta, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri irakian i Emigracionit dhe emigrantëve Xhasım el-Xhaf, ka zhvilluar një takim me prefektin e Kerkukut, Nexhmeddin Kerim i cili është qyteti i dytë që ka pritur më shumë refugjatë të brendshëm pas ngjarjeve terroriste dhe të dhunshme në Irak.

Në një konferencë të përbashkët për media me Kerim në ndërtesën e prefekturës Xhaf tha se “Në një periudhë 3 mujore që nga nisja e operacionit për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i, 199 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre në Mosul dhe në rajonin Havixhe të Kerkukut dhe janë strehuar në zonat e sigurta”.

Duke vënë theksin se nga rajoni Havixhe i cili që prej qershorit 2014 gjendet nën kontrollin e DEASH-it vetëm në 3 muajt e fundit janë larguar 30 mijë persona. Xhaf tha se civilët që kanë braktisur shtëpitë e tyre janë vendosur në qendër të Kerkukut dhe në rajonet përreth tij.

Ndër të tjera pasi ka tërhequr vëmendjen se qytetarët duhet të rikthehen në rajonet e rimarra nga organizata, Xhaf tha se “Duhet të kthehen në shtëpitë e tyre kryesisht civilët në rajonet e çliruara të Mosulit dhe në Salahaddin, Dijala, Enbar”.

Ndërsa Kerim thekson se qyteti ka pranuar refugjatë të brendshëm sa popullsia e qytetit dhe situata vështirësohet çdo ditë e më shumë.

“Kemi vështirësi kryesisht në energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, shërbime shëndetësore dhe të tjera. Afërsisht 85 mijë nxënës nga rajonet Enbar, Salahaddin, Dijala dhe Mosuli ndajnë shkollat, klast dhe bankat me nxënësit nga Kerkuku. Zgjidhja e vetme e këtyre vështirësive është rikthimi i migrantëve në vendet e tyre të çliruara”, tha Kerim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button