Greqi, grevë urie e 30 të dënuarve në burgun e Trikalas

Situata në burgjet greke duket e trazuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën, kur një shqiptar i dënuar vrau një gardian të burgut të Malandrinos. 

Tensione raportohen nga burgu i Trikalas, kur rreth 30 të dënuar refuzojnë të hanë ushqim, duke shpallur kështu grevën e urisë. 

Kjo ndodhi sepse zyrtarët e policisë dhe burgut larguan nga burgu i Trikalas në burgje të tjera, 6 të burgosur që konsideroheshin nga autoritetet si nxitës të reagimeve të të burgosurve të Trikalas. 

Ndërkohë jashtë burgut të Trikalas si dhe në shumë burgje të tjera ka forca sigurie, pas informacioneve për trazira të mundshme dhe shkak është projekt-ligji i qeverisë, në lidhje me krijimin e një burgu të sigurisë maksimale në Dhomoko, ku do të dërgohen persona që kanë kryer krime të rënda dhe ata që akuzohen per terrorizëm. (Balkanweb)

Lajme të ngjashme

Back to top button