Azerbajxhan: Janë vrarë katër terroristë të dyshuar

Forcat e sigurisë së Azerbajxhanit i kanë vrarë katër pjesëtarë të dyshuar të një grupi terrorist, ka njoftuar Shërbimi shtetëror i sigurisë i këtij vendi, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.

Ky shërbim tha se ata ishin vrarë nga të shtënat gjatë operacionit special të djeshëm, që ishte ndërmarrë pasi të dyshuarit kishin hapur zjarr kundër forcave të policisë.

Sipas Shërbimit të sigurisë shtetëtore, të dyshuarit ishin të ndërlidhur me një grup të paspecifikuar religjioz ekstremist të jashtëm, i cili kishte planifikuar një varg të sulmeve terroriste në territorin e Azerbajxhanit.

Në njoftim nuk është thënë saktësisht se ku ishte kryer ky operacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button