Kandidatët për president vazhdojnë sot me mitingje

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë dhe partitë që i mbështesin sot e vazhdojnë fushatën parazgjedhore me mitingje dhe takime me qytetarët në më shumë qytete dhe vendbanime.

Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të mbajë takime me qytetarët në Tetovë dhe në pesë komuna të Tetovës.

Kandidati i PDSH-së Iljaz Halimi do të prezentohet në një miting në Dibër.

Gjorge Ivanov, kandidati presidencial i koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, do të mbajë mitingje në Veles, Negotinë dhe Kavadar, si dhe mitingje më të vogla në Gradsko dhe në Rosoman.

LSDM, me kandidatin Stevo Pendarovski, deklaroi takime me qytetarët në Shuto Orizare, Çuçer Sandevë, Çair dhe në Butel.

Koalicioni GROM, me kandidatin e tij Zoran Popovski, do të mbajë mitingje në Zletovë, Kratovë dhe Probishtip.

Lajme të ngjashme

Back to top button