“Megjashi”: Në linjën SOS ndihmë është kërkuar për 111 fëmijë të Maqedonisë

Numri më i madh i shkeljes së të drejtave të fëmijëve në Maqedoni bëhet gjatë periudhës së divorcit prindëror. Megjithatë, në krahasim me vitin 2015, në vitin 2016 ka pasur më pak thirrje për shkelje të të drejtave të fëmijëve në Ambasadën e fëmijëve “Megjashi” në Maqedoni. Kjo u bë e ditur sot në Shkup nga rezultatet e hulumtimit të “Megjashit” për vitin 2016.

Institucionet shpesh herë tregohen neglizhuese ndaj fëmijëve të pastrehë, thanë përfaqësuesit e “Megjashi-t”.

“Vetëm gjatë periudhës kur kemi të bëjmë me divorc të prindërve, 33 fëmijë kanë pësuar shkelje të të drejtave të fëmijëve të parapara në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, ndërsa 21 fëmijëve të tjerë u janë shkelur të drejtat si pasojë e dhunës familjare. Sa i përket fëmijëve të pastrehë, shteti është i obliguar që përveç se t’ju mundësojë arsimim, ato gjithashtu duhet të kujdesen edhe për kushtet në të cilat jetojnë këto fëmijë. Institucionet shtetërore edhe pse të njoftuar për rastet e shumta të fëmijëve të pastrehë, shpesh herë nuk kanë marrë iniciativë për të përmirësuar situatën. Për këtë e kemi informuar edhe Komitetin e Zhenevës, të cilët kanë përcjellë rekomandime deri te institucionet kompetente të Maqedonisë”, tha Dragi Zmijanac, drejtor dhe themelues i Ambasadës së parë për fëmijë “Megjashi”.

“Në krahasim me vitin 2015 ku ka pasur rreth 145 thirrje për shkelje të të drejtave të fëmijut, në vitin 2016 kemi 111”, tha Angela Manevska, kordinatore e linjës telefonike SOS në Ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi”.

Nga kjo organizatë u potencua se ka dallim në shkelje e të drejtave të njeriut në raport me moshën dhe gjininë.

“Në vitit 2016 kemi pasur rreth 82 thirrje, prej të cilëve 5 janë fëmijë, kurse 77 janë të moshuar. Nëse i referohemi dallimeve gjinore, 42 thirrje kemi pasur prej gjinisë femërore, kurse 27 thirrje nga gjinia mashkullore”, thotë Manevska.

Numri më i madh i fëmijëve të cilëve u janë shkelur të drejtat janë të moshës shkollore, kurse në raport me përkatësinë kombëtare të fëmijëve ky numër është i lartë për fëmijët e përkatësisë etnike maqedonase.

“Deri në moshën 6 vjeçare kemi rreth 16 fëmijë të cilëve u janë shkelur të drejtat, 46 të tjerë kemi të moshës 6 deri 14 vjeçare, ndërsa në moshën ndërmjet 14- 18 vjeçare kemi rreth 12 fëmijë. Nga ky numër del se kemi 111 fëmijë të cilëve u janë shkelur të drejtat e tyre, ku 54 prej tyre janë maqedonasë, 3 shqiptarë, 7 romë kurse 47 të tjerët janë të pa identifikuar”, shton Angela Manevska.

Numri i linjës telefonike SOS është 0800 1 22 22.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button