KB-ja do të marrë pjesë në krijimin e mekanizmit për kontroll të armëpushimit në Siri

Kombet e Bashkuara do t’i ndihmojnë Rusisë, Iranit dhe Turqisë për të krijuar mekanizëm trepartiak për kontroll të armëpushimit në Siri dhe do të marrin pjesë në konsultimet eksperte në kryeqytetin e Kazakistanit, Astanë më 6 shkurt, deklaroi i dërguari special i KB-së për Sirinë, Stefan de Misutra pas takimit pas dyerve të mbyllura të Këshillit të Sigurimit.

De Misutra theksoi se pjesëmarrësit në diskutimet në KS i kanë përshëndetur qëllimet për konvokim më 6 shkurt në takim teknik për krijimin e mekanizimit të tillë.

Marrëveshja për mekanizmin u arrit si rezultat i negociatave të brendshme siriane në Astanë më 23 dhe 24 janar.

Përfaqësuesi i KB-së përmendi se Rusia, Irani dhe Turqia janë garanci të armëpushimit.

De Misutra konfirmoi se negociatat midis Damaskut dhe opozitës në Gjenevë janë shtyrë për më 20 shkurt. Ai shfaqi shpresë se shtyrja do t’i mundësojë Qeverisë siriane të përgatitet mirë për bisedën serioze, ndërsa opozitës t’i përbëjë delegacion të vetëm.

De Misutra theksoi se nëse opozita nuk arrin ta përcaktojë   përbërjen e delegacionit deri në shkurt, ai do të detyrohet të zgjedhë kush do të marrë pjesë në të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button