Vetëm pakës dëshirë, ja qeveria shqiptare në Maqedoni!

Nëse kryetari i këtij shtetit të brishtë e të korruptuar, Gjorgj Ivanov, i R. së Maqedonisë, nuk ia jep mandatin kryetarit të LSDM-së, Zaevit, atëherë sinqerisht bëhet ende më mirë për popullatën shqiptare në R. e Maqedonisë. Qeveri s’ka, Gruevski me bandën e tij ra, kurrë s’ka qenë më mirë për  shqiptarët sesa tani! Sa lehtë e sa mirë, sa të lirshëm e komod janë bërë partitë tona politike, mund të luajnë si të duan me politikanët maqedonas.

Kur partia e vetme shqiptare PPD-ja e Nevzat Halilit, e viteve 92 të shek. të kaluar, iu mundësua të organizonte e të realizonte me aq sukses Referendumin e Autonomisë së Iliridës, para atyre presioneve pansllaviste miloshoviqiane e gligoroviane, e pse jo tani pa asnjëfarë përgjegjësie kushtetuese,( kur Ivanovi e VMRO-ja s’respekton kushtetutën, pse ne ta respektojmë), pa ngarkesë psikologjike e pansllaviste. Kur ish-partia shqiptare e PPD me çfarë do lloje presionesh e bëri Referendumin për Autonominë e Shqiptarëve, pse sot partitë shqiptare me  rrethana kaq të volitshme mos ta bëjnë qeverinë e  vet në këtë republikë. Të gjitha kushtet paraprake janë: Referendumi për Iliridën është; katër partitë shqiptare pluraliste janë; deputetët poashtu, ka mbetur vetëm krijimi i parlamentit dhe qeverisē shqiptare, por duhet vetëm pakës vullnet e dëshirë për partitë tona shqiptare. Ju dëshirojmë suksese partive tona!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button