Çfarë po ndodh me drejtësinë në Maqedoni?

Në strukturat e këtij (ish)pushteti ka pasë, mjaft persona jo të vlerësuar nga intelekti dhe aftësia për të drejtuar një proces dinjitoz, por nga manipulimi për të ndjekur urdhrat e atij që e ka sjellë në atë post që e posedon. Duke qenë se këto struktura kanë patur mbështetje politike, ku drejtuesit që rrinë sa më gjatë në pushtet, kanë ndikim në rritjen e korrupsionit në instancat më të larta si rezultat i mos zbatimit dhe respektimit të ligjeve.
Qytetari duke u ndier keq dhe pa patur besueshmëri tek ky sistem, nuk do të dijë për çështjet teknike të ligjeve, që kanë dalë jashtë kontrollit dhe nuk pyet as për shtet e as për ministra as për qeveri, por kërkon zbatimin me korrektësi të ligjeve. Qytetari nuk do të dijë se çfarë statusi ka prokurori apo gjykatësi dhe se si e menaxhon presidenti këtë këshillë, që ka dalë nga shinat, por kërkon, që krimet e akumuluara në vite të zbardhen me përgjegjësi nga kushdo që i ka kryer sipas ligjeve të miratuara dhe jo sipas statusit të “partisë”.

Por kjo drejtësi që tashmë i ka dalë boja, është kthyer në biznes fitimprurës, anashkalon së bashku me reagimin dhe revoltën e popullit, edhe procedurat e krimeve, ku përfshihen politikanë ministra edhe ish-Kryeministri Nikolla Gruevski.

Qytetarët po shohin se si oligarkia me vilat luksoze kanë pushtuar kodrat e Vodnos dhe Shkupin(2104). Këto persona që nuk kanë vënë asnjë tullë në themelet e këtij shteti janë vënë në garë me sheikët e Dubait, ndërsa shumica e këtij populli mundohet për të siguruar bukën e fëmijëve. Kjo paturpësi, e produksionit të drejtësisë në Maqedoni është aq qesharake sa që po çudit edhe ndërkombëtarët, të cilët kanë kohë që po u thonë të angazhohen për reforma e për një sistem gjyqësor të besueshëm.

Por aktualisht çfarë po ndodh me drejtësinë në Maqedoni?
1-Drejtësia në Maqedoni, është lënë në duart e disa njerëzve, që nuk provojnë dot ndershmërinë e të akuzuarve të pafajshëm dhe për të shpëtuar politikanët kriminel, bëjnë viktima të pafajshmit.

2-Drejtësia në Maqedoni është pushtuar nga njerëz që karakterizohen nga arroganca, pandershmëria, paturpësia e pa-besueshmëria që duke qenë të veshur me mburojë hekuri nga partitë politike e quajnë veten të paprekshëm.

3-Drejtësia në Maqedoni që provokon dhe prodhon padrejtësi, është pushtuar nga ata me një vit universitet.
Po kush është faktori kryesor që ka lejuar degradimin e drejtësisë? Pa më të voglin diskutim është dhe mbetet POLITIKA, e cila për interesa familjare e klanore, nuk ka lejuar që shteti të funksionojë si një i tërë, por duke bërë demagogji të pastër, ka artikuluar slogane pa fund duke bërë loja të ndryshme.

Ky shtet Maqedonia, me gjithë se I varfër e me gjithë halle të mëdha nuk ka kursyer asgjë për trajnimin e iniciativave, ligjeve, me ndihmën edhe të ndërkombëtarëve por prapë se prapë, gjyqtarët tanë kanë mbushur xhepat dhe nuk kanë bërë institucione për popullin. Por, megjithatë që drejtësia duhet të çlirohet nga politika, por dhe të ndihmojë që ajo të pastrohet.

Nëse ekziston vullneti i mirë i të gjitha palëve, duke hequr dorë nga mentaliteti i djeshëm, çdo gjë mund të ndryshojë për mirë, në forcimin e shtetit ligjor dhe krijimin e një sistemi gjyqësor të besueshëm në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button