Merkel kritika Trump-it për vendimin

Kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për pengimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve të 7 vendeve muslimane. “Nuk mund të luftohet kundër terrorizmit sipas ngjyrës, besimit dhe grupeve etnike”, tha Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).

E ndodhur në Suedi për një vizitë një ditore Merkel në një konferencë për media me kryeministrin suedez Stefan Löfven në kryeqytetin Stokholm ka komentuar vendimin e presidentit amerikan Trump për pengimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve të 7 vendeve muslimane.

Duke theksuar se në luftën kundër terrorizmit nuk mund të vërehen përkatësitë e besimeve dhe grupeve etnike të njerëzve, Merkel tha se “Nuk mund të luftohet kundër terrorizmit sipas ngjyrës, besimit dhe grupeve etnike”.

Pasi ka vënë në dukje rëndësinë e marrëveshjes që Bashkimi Evropian ka arritur me Turqinë, Merkel theksoi se një marrëveshje e ngjashme duhet të arrihet edhe me Marokun dhe Egjiptin.

Ndër të tjera Kancelarja Merkel thotë se edhe me Britaninë do të vazhdojnë të bisedojnë rreth problemeve të refugjatëve. Ajo më tej tha se rezultatet e votimit Brexit janë keqardhëse për të gjitha vendet e BE-së, ku dhe me Britaninë do të vazhdojnë bisedimet kryesisht për zgjidhjen e problemeve në çështjen e refugjatëve.

Ndërsa kryeministri suedez Stefan Löfven shprehu shqetësimet e thella në lidhje me vendimin e Trump i cili pengon hyrjen në SHBA të qytetarëve të 7 vendeve muslimane.

“Është një vendim për të ardhur keq dhe shumë i gabuar. Ndalimi i udhëtimit që sjellë presidenti amerikan Donald Trump ka ndikuar edhe evropianët që kanë dy nënshtetësi. Duhet të bëjë kthesë menjëherë nga ky vendim”, tha Löfven.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button