Elbasan, vetëdigjet me benzinë 69-vjeçari

Një 69-vjeçar nga Elbasani ka tentuar t’i japë fund jetës këtë të martë duke u vetëdjegur me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku 69-vjeçari me inicialet Xh.T i ka vënë flakën vetes në oborrin e shtëpisë. Sipas fqinjëve, shkak për aktin ekstrem është bërë një vendim gjykate për prishjen e shtëpisë, transmeton Top Channel.

Siç mësohet, 69-vjeçari ishte në proces gjyqësor për çështje pronësie, por duket se vendimi i gjykatës nuk ka qenë në favorin e tij. Ai jetonte vetëm me bashkëshorten, e cila ka thirrur fqinjët për ndihmë në momentin që ka parë burrin të përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë autoambulanca, e cila bëri transportimin e tij drejt spitalit të Tiranës, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button