Policia franceze bastis zyrën e kandidatit presidencial francez, Francois Fillon

Policia financiare ka kontrolluar zyrën parlamentare të kandidatit presidencial Francois Fillon të martën, ka thënë një burim parlamentar për Reutersit, duke theksuar se kjo është pjesë e një hetimi ndaj të hyrave të bashkëshortes së tij, shkruan koha.net, përcjell Portalb.mk.

Fillon ka qenë i pari për ta fituar presidencën për partinë konservatore Republikanët deri para një jave kur një gazetë raportoi se bashkëshortja e tij Penelope ka përfituar me qindra mijëra euro rritje të pagës pa bërë asnjë punë.

Fillon ka thënë se ajo ka punuar për paratë, por një hetim zyrtar është hapur, dhe një sondazh i publikuar të dielën ka treguar se rivali i tij i pavarur centrist, Emmanuel Macron, e ka barazuar, transmeton Koha.net.

Ndaras nga bastisja në zyrën e tij, avokati i Fillonit ka kërkuar që të sqarojë pagesat të martën.

“Francois Fillon nuk ka pasur zyrë të deputetëve derisa ka qenë anëtar i parlamentit”, ka thënë avokati i tij Antonin Levy për radio RTL.

“Ky rol është plotësuar nga shtëpia e tyre, dhe sipas pikëpamjeve tuaja kush është në shtëpi… nëse nuk ka zyrë? Natyrisht se Penelope Fillon”.

“Le Canard Enchaine” raportoi se Penelope Fillon – e cila më parë në intervista kishte thënë se nuk është përzier në çështjet politike të bashkëshortit të saj – është paguar 500,000 euro nga fondet shtetërore si asistente parlamentare e Fillonit dhe pasuesit të tij.

Gazeta tha se nuk ka gjetur dëshmi se ajo ka bërë ndonjëherë ndonjë punë. Tha gjithashtu se ajo është paguar edhe 100,000 euro tjera për shumë pak punë nga një kompani për komente letrare, pronari i së cilës Marc Ladreit de Lacharriere është mik i familjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button