FH: Populizmi dhe autokratët – kërcënim i dyfishtë për demokracinë në Maqedoni dhe botë

“Populistët dhe autokratët – kërcënim i dyfishtë për demokracinë botërore”, është titulli i raportit më të ri për liritë në botë në vitin 2017, i publikuar sot nga “Freedom House” (FH), njofton Portalb.mk.

Maqedonia gjendet në vendin e 57 sipas lirive, gjithashtu ashtu sikur edhe vjet, Maqedonia bile në grupin e vendeve “pjesërisht të lira”. Rejtingu i lirive është vlerësuar me 3.5 nga nota më e lartë 7. Liritë politike vlerësohen me notën 4, ndërkaq ata  qytetare me 3 nga gjithsej 7, gjatë së cilës me 7 vlerësohet liria më e vogël.

Në raportin për Maqedoninë përsëritet se, sipas lirive të mediave, vendi bie në grupin e vendeve “jo të lira”.

Në Ballkan, edhe më tej përkeqësohet situata me zgjedhjet korrekte dhe sundimin e ligjit pasi BE e injoroi rolin në promovimin e demokracisë te vendet aspiruese.

“Liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë e ngacmojnë kritikën e shoqërisë civile, ndalojnë hetimet për keqpërdorim të pushtetit dhe i injorojnë procedurat kushtetuese. Mbikëqyrësit kanë shprehur shqetësim se përparimi drejt standardeve demokratike është ndërruar me miks helmues të nacionalizmit, korrupsionit, defokusimit të pushtetit dhe përzierje nga ana e Rusisë”, m thuhet në raportin, në të cilën theksohet se në vitin 2016 është në rënie liria në tërë botën.

Fuqitë populiste dhe nacionaliste kanë theksuar përparim të ndjeshëm në vendet demokratike, duke e nënvizuar vitin 2016 si 11 vjet me radhë në të cilën zvogëlohet liria në botë, transmeton Portalb.

Ka pasur pengesë në të drejtat politike, liritë qytetare ose në të dy fushat, në shumicën e vendeve të cilat janë vlerësuar si të lira, duke i përfshirë, Brazilin, Çekinë, Danimarkën, Hungarinë, Francën, Poloninë, Serbinë, Afrikën Jugore, Korenë Jugore, Spanjën, Tunisin dhe SHBA-në.

Në vazhdën e zhvillimeve të ngjarjeve të vitit të kaluar tanimë është e pamundur që të flitet për qëndrueshmërinë afatgjate të BE-së, për inkorporimin e demokracisë në të drejtat e njeriut si prioritet në politikën e jashtme amerikane.

2016, sipas FH-së u karakterizua me  erozion të institucioneve demokratike me shembuj të vegjël pozitiv.

“Fitorja e autsajderit Donald Trump në SHBA, tregoi se Amerika nuk është imune ndaj dukurive populiste të cilat jehojnë nëpërmjet Atlantikut në vitet e kaluara”, thuhet në raportin e FH-së.

Sipas tyre, SHBA është në grupin e vendeve të cilat duhet të mbikëqyren bashkë me Irakun, Çekinë, Danimarkën, Afrikën Jugore, Filipinet, Tanzaninë, Kirgistanin, Ekuadorin dhe Zimbabvenë.

Nga gjithsej 195 vende, në raport, 87 vende janë të vlerësuara si “të lira”, 59 si “pjesërisht të lira” dhe 49 si “jo të lira”. Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore kanë rejting më të vogël në botë për vitin 2016, ndërkaq afër tyre është edhe Euro Azia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button