Vasilakis: Nuk do të ketë përparim për emrin as në maj

Duke folur për agjencinë greke të lajmeve APE, Vasilakis, nuk ka zbuluar detaje në raport me pozicioni grek për emrin, pas bisedimeve në Nju Jork.

“Mundësia për të parë se ku jemi”, kështu e ka komentuar negociatori grek për emrin, takimin në mes Nimicit dhe Jolevskit. Duke folur për agjencinë greke të lajmeve APE, Vasilakis, nuk ka zbuluar detaje në raport me pozicioni grek për emrin, pas bisedimeve në Nju Jork.

“Takimi për çështjen e emrit pa rezultat, takim i ri por pa rezultat, edhe një takim i kotë për emrin, nuk ka propozim të ri”, këto janë titujt që hasen ne mediat greke pas takimit të fundit në Nju Jork.

“Prej atëherë, duke pasur parasysh atë që të dyja palët kërkojnë aktivizim të procesit të Kombeve të Bashkuara, mendoj se Nimic po mendon për mbajtjen e takimit në Nju-Jork, ndoshta në maj, pas zgjedhjeve në Shkup. Më pas, ai mendon, ndoshta ta vizitojë rajonin, nga fundi i qershorit”, ka thënë Vasilakis.

Lajme të ngjashme

Back to top button