Ukrainë: Shtatë ushtarë janë vrarë gjatë dy ditëve të fundit

Zyrtarë ushtarakë të Ukrainës thonë se nga një ofensivë e separatistëve të mbështetur nga Rusia gjatë dy ditëve të fundit, janë vrarë 7 ushtarë të saj dhe 14 të tjerë janë plagosur, transmeton REL.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Oleksandar Motuzyanyk, tha sot se ushtaarët ishin vrarë afër qytetit, Avdijivka, në veri Donjeckut, që është bazë e separatistëve.

“Situata në zonën industriale në Avdijivka është sfiduese, pasi armiku vazhdon të sulmoj kundër pozicioneve tona me artileri të rëndë dhe predha”, tha Motuzyanyk.

Nga ana tjetër, separatistët thanë sot se nga të shtënat me predha të trupave të Ukrainës është vrarë një civil dhe janë plagosur tre të tjerë në qytetin, Makijivka, një ditë pasi një luftëtar i tyre ishte vrarë.

Nga konflikti në pjesën lindore të Ukrainës ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë 9,750 civilë dhe luftëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button