Të mërkurën takimi i radhës në Bruksel, marrin pjesë edhe Thaçi dhe Nikoliç

Takimi i dytë i nivelit të lartë në Bruksel, për uljen e tensioneve dhe normalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, do të mbahet më 1 shkurt, me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë sërish edhe presidentët e të dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmin për AA e ka konfirmuar zëdhënësja e përfaqësueses së lartë, Mogherini, Maja Kocijançiq e cila tha se në takim me ftesë të Federica Mogherinit, përveç kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç, do të marrin pjesë sërish edhe presidentët e të dy vendeve, Hashim Thaçi nga Kosova dhe Tomislav Nikoliç nga Serbia.

Ndryshe, takimi i parë i nivelit të lartë në Bruksel, për normalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, pas tensioneve të ngritura me nisjen e trenit nga Beogradi si dhe me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me urdhërarrest të lëshuar nga Serbia, ishte mbajtur javën e kaluar më 24 janar.

Pas këtij takimi ishte rënë në dakord për uljen e tensioneve si dhe për intensifikimin e takimeve të tilla të nivelit të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button