Pacolli emocionohet nga takimi me Haradinajn në Francë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vizituar udhëheqësin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, ku ai ndodhet që kur është ndaluar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

“Ishte ndjenje e vecante, nje ndjenjë dashurie dhe dhimbje takimi me Ramushin”, ka treguar ish-presidenti i Kosovës për takimin që ka pasur me ish-kryeministrin e vendit, shkruan Gazeta Express.

“E pakuptueshme se si nje njeri si Ramushi të përballet me probleme gjyqesore edhe pse i ka perfunduar te gjitha proceset”, ka shkruar Pacolli në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Do kthehet ne shtepi se shpejti dhe kjo ndjenjë e dhimbjës qe kisha per te, nuk do te jete me. Se shpejti do kthehet ne Kosove, se pari te prindërit e te shoqja dhe femijet e tij të mrekullueshem. Edhe miqët e vet kudo në Kosovë e gjetiu e presin kethimin e tij”, thuhet në shkrimin e Pacollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button