Malajzi: Shpëtojnë shumica e udhëtarëve nga anija e fundosur

Ekipet e shpëtimit nga Malajzia i kanë gjetur të gjallë 23 turistë kinezë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, pasi anija e tyre ishte fundosur në ujërat e trazuar në bregun e ishullit Borneo, thanë sot autoritetet.

Megjithatë, 5 turistë kinezë dhe një anëtar i ekuipazhit ende konsiderohen të zhdukur, transmeton REL.

Anija e kishte humbur kontaktin dje, derisa lundronte për në destinimin turistik në ishullin Pulau Mengalum.

Kapiteni i anijes, që kishte shpëtuar, u tha autoriteteve se anija ishte zhytyr pasi kishte pësuar dëmtime për shkak të ujërave të trazuara.

Zyrtarët po zhvillojnë hetime nëse anijet e këtilla që ishte përdorë me këtë rast, mund të shfrytëzohen për transport të turistëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button