Merkel: Vendimi i Trump-it i pajustifikueshëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel të dielën ka dënuar dekretin e presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve të shtatë shteteve me shumicë muslimane, duke deklaruar se kjo është e pajustifikueshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kancelares, Steffen Seiber ka thënë se Merkel është “e bindur se madje edhe lufta e domosdoshme, e vendosur kundër terrorizmit nuk justifikon që njerëzit e një feje të caktuar apo origjine të vendosen nën dyshimin e përgjithshëm”.

Merkel dhe Trump të shtunën patën një bisedë telefonike ku diskutuan çështjet e Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut, marrëdhëniet me Rusinë dhe konfliktin në Ukrainën lindore.

Trump ka nënshkruar një dekret, me të cilin përkohësisht ka pezulluar hyrjen e emigrantëve nga të ashtuquajturat “vende të lidhura me terrorizmin”, duke arsyetuar këtë vendim se dëshiron të mbrojë amerikanët nga sulmet terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button