Kujdes ndaj popullit tuaj BDI!

I nderuari kryetar i BDI-së Ali Ahmeti, e nderuar kryesi e kësaj partie, kanë mbetur dhe më pak se 24 orë për ta shmangur njëherë e përgjithmonë njeriun më të ndyrë ndaj nesh, shqiptarëve, në R. e Maqedonisë, vrasësin e gjuhës dhe qenies sonë kombëtare Nikola Gruevskin.

Prandaj kujdes ju lutemi, mos e merrni në qafë popullin shumë të përvuajtur për shkak të interesave tuaja personale. Nuk e meriton populli ynë këtë gjëmë, ata ishin që gjatë luftës së 2001, ju ndihmuan në çfarë do lloj mënyre, me djem të ri ushtarë, me bukë e mish, me duhan e tatli, me gjak e dëshmorë, me sakrificë e mundime, me vaje e invalidë, me të veshur e të mbathur, me pushkë e plumba, me vullnetarë nga të gjitha trojet tona e diaspora, me vota të njëpasnjëshme-15 vjeçarë, me zemër e shpirt , me vrasje e vdekje.

E ju të BDI-së keni sakrifikuar deri më tani për popullin tuaj, bile një çik, jo asnjëherë. Ja momenti i sakrificës suaj për popullin tuaj, largimi juaj nga VMRO-ja e Gruevskit, dhe kaq. Modestia dhe urtësia e kësaj popullsie ua ka dhënë votat përherë, ju duhet vetëm njëherë, tani, ta votoni, ta dëgjoni e mos të formoni qeverinë me Gruevskin. Përndryshe do turpëroheni, e shkoni nē plehrin e turpshëm të historisë kombëtare.

………………………………………….

Vetëm mëshira e Zotin na ka shpëtuar deri tani, për t’u çuditur me ne, tridhjetë perandori që njeh historia njerëzore, Zoti  i ka zhdukur totalisht me gjuhë fis e farë, e ne me këto veprime të shëmtuara kemi mbetur gjallë me gjuhë fis e farë, faleminderit o Zot!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button