Presidenti iranian i ka kritikuar politikat e imigrimit të Trampit

Presidenti i Iranit, Hasan Rohani, i ka kritikuar politikat kundër imigrimit të presidentit amerikan, Donald Tramp, duke thënë se tash “nuk është koha e ndërtimit të mureve ndërmjet vendeve”, lajmëron Radio Evropa e Lirë.

“Ata kanë harruar se Muri i Berlinit është shkatërruar shumë vite më parë”, tha sot Hassn Rohani, gjatë një fjalimi në kryeqytetin Teheran, dhe ka shtuar se “nëse ekzistojnë muret ndërmjet vendeve, ato duhet të rrënohen”.

Këto komente të tij u bënë pasi Tramp ka urdhëruar ndërtimin e murit përgjatë kufirit amerikan me Meksikën dhe ka urdhëruar ndalesë të përkohshme të hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 7 vendeve myslimane, përfshirë Iranin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button