Gruevski thotë, më shumë nevojë kanë shqiptarët për investime se për gjuhën dhe flamurin

Javën e kaluar, gazeta shqiptare ‘Ekspres’ ka bërë një intervistë me ish kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin. Gruevski, para syve të opinionit shqiptar, duke trumbetuar gjepura, tha se si kryeministër kam bërë shumë për këtë shtet, dhe si qytetar pa dallim etni, racë, gjuhë dhe fe. Por shtrohet pyetja, se çfarë ka bërë për shqiptarët, dhe  nëse ka bërë dhe ka kontribuar, dihet se për popullin e vet maqedonas ka bërë Gruevski. Për pakënaqësitë, varfërinë, papunësinë dhe diskriminimin e shqiptarëve gjatë qeverisjes dhe mandatit, akuzon partitë shqiptare, që kanë qeverisur së bashku.

Ai për çudi akuzon aleatët e tij, që është absurde dhe paradoksale sikur të ishte në opozitë. Gruevski më tej vazhdon, se partitë politike shqiptare kanë qenë të fokusuara tek çështja kombëtare dhe problemet më shumë i kanë përqendruar tek gjuha dhe flamuri shqiptar. Gruevski thotë se shqiptarët më shumë kanë nevojë për investime dhe punësime sesa për gjuhën dhe flamurin. Në Maqedoni ka qenë niveli më i lartë i investimeve të huaja se në gjithë rajonin. Gazetari e pyeti pse nuk ka patur investitorë të huaj në Maqedoninë Perëndimore ku shumica e provincave janë te banuara me shqiptarë?

Ai  tha se sa u përket shqiptarëve, nuk ka patur diskriminim si dhe për investimet e huaja nuk vendosim ne, por vetë investitorët.  Zgjedhin vendet ku janë më të volitshme dhe atraktive. Përgjigjia e Gruevskit  se,  pse në pjesën perëndimore me shumicë shqiptare, nuk janë bërë investime  është se investitorët e huaj kanë frikë se nuk do të gjejnë fuqi pune. Në mënyrë indirekte rrëfen Gruevski, se shoqëria shqiptare është shoqëri tradicionale dhe konservatore ku femrat shqiptare muslimane, nuk duan të punësohen, por unë e respektoj kulturën dhe traditat e qytetarëve të Maqedonisë. Atë që rrëfen Gruevski është cinike, groteske dhe banale. Për shembull, vite me radhë, qeveria e Maqedonisë, ka shpenzuar fonde për të thithur investitorë të huaj. Ka dërguar promotorë të akredituar në ambasadat e Maqedonisë nëpër botë dhe shtete perëndimore.

Të gjithë promotorët kanë qenë të përgatitur me projekte dhe spote, si dhe janë përqendruar në pjesën veriore dhe provinca me shumicë të popullatës maqedonase. Për shembull  në Gjevgjeli, Prilep, Radovish dhe shumë qytete me shumicë të popullatës maqedonase kanë mbirë mbi tokë fabrika si kërpudha ku në disa komuna mungon fuqia punëtore. Gruevski duke u shtirur si sehirbas, e di mirë se papunësia te shqiptarët e Maqedonisë është kaotike, nuk dihet numri dhe përqindja. E di mire se mijëra të rinj janë duke ikur, se qindra fshatra  janë shprazur. Në fund Gruevski pohon se Maqedonia është e vogël. Po të kishim qenë të mëdhenj si Kina dhe Rusia, ndoshta ndonjë pjesë e provincave do ngelej në margjin, e harruar për investime. Ai thotë se territori ynë është shumë i vogël, nuk mundemi ta zmadhojmë. Kur ndahet sigurisht se neve pjesa na takon,  në fund, në qoftë se ngel diçka, mund të merrni dhe ju.

Migracioni shqiptar kompenson defiçitin tregtar të Maqedonisë’                               

Sipas ekspertëve ekonomik, rimëkëmbja e shteteve në zhvillim dhe botës së tretë, është emigracioni dhe turizmi. Këta dy faktorë janë që zbusin varfërinë dhe papunësinë. Maqedonia dekada me radhë nëpërmjet emigracionit shqiptar ka kompensuar dhe mbushur defiçitin tregtar. Ka rimëkëmb ekonominë nëpërmjet migracionit dhe taksapaguesve shqiptarë. Ka bërë investime në infrastrukturë dhe më gjerë në pjesët dhe provinca të banuara me shumicë maqedonase. Ky është diskriminim, segregacion dhe apartheid. Dërgesat me qindra million euro, nga migracioni shqiptar janë faktor i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë. Sipas informatave zyrtare, është jetike dhe relevante për ekonominë e shtetit ku mbi 800 milion euro, hyjnë në vit.

Kurse sipas të dhënave jozyrtare mbi një milliard euro bruto hynin nga migracioni. Gjatë  viteve 70 shumica e shqiptarëve dhe maqedonasve kanë migruar përtej oqeanit, në Australi, ShBA dhe Kanada. Ata janë të shkëputur, shumë rrallë vinin dhe sillnin para dhe investimin në atdheun e tyre. Me heqjen e vizave që më së shumti ka përfituar shteti maqedonas, nuk dihet saktë numri i shqiptarëve që kanë dalë në Perëndim. Ata sjellin para të majme shtetit që nuk i ka dashur kurrë. Dekada me radhë në pjesën perëndimore të Maqedonisë nuk ka patur investime as nga jashtë as nga brenda. Faktorë janë liderët dhe politikanët shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë kanë mbijetuar nga migracioni shqiptar. Ata më së shumti merren me tregti dhe shërbime. Janë shndërruar në një shoqëri konsumi, nuk janë shoqëri prodhuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button