Ja si të keni duar të buta për më pak se një minutë

A e keni ditur se mund të keni duar më të buta dhe më të reja për më pak se një minutë? Tani do ju zbulojmë se si t`i transformoni duart duke përdorur një reçete të thjeshtë.

Përbërësit: 1-2 lugë me sheqer 1-2 lugë me vaj ulliri

Udhëzimet: Derdheni një apo dy lugë me sheqer në dorë, pastaj i shtoni të njejtën sasi me vaj ulliri. Mund të përdorni edhe vaj kokosi dhe mund të rregulloni sasinë e sheqerit dhe vajit sipas preferencës suaj. (ose perzierjen mund ta bëni në një enë, pastaj ta vendosni në duar) Fërkojeni përzierjen e sheqerit dhe vajin mes pëllëmbëve të juaja. Pastaj shpërndajeni kudo në duar.

Punoni në lëvizje rrethore përgjatë tërë lëkurës së duarve që të pastroni lëkurën e vdekur. Mund të shtriheni edhe në gishta dhe krahë duke i zbutur edhe ato. Shpëlani mirë. Pastaj aplikoni losion që të ndihmoni mbrojtjen e lëkurës suaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button