Si t’i thani flokët tuaja në mënyrë natyrale dhe ato të duken të përkryera?

Doni që t’i lëshoni flokët të riten? Ose dëshironi që të keni më shumë shkëlqim? Nëse hiqni dorë nga tharësja dhe hekuri i flokëve do ta keni më të lehtë që ta arrini qëllimin tuaj. Por kjo nuk do të thotë se dëshironi që në këtë periudhë flokët tuaja të duken shumë keq. Prandaj në vazhdim po ju ofrojmë disa këshilla nga drejtori i shtëpisë së modës Wella, Eugene Souleiman, për atë se si t’i thani flokët tuaja në mënyrë natyrale.

Nëse keni flokë të drejta: Filloni me një shampon dhe balsam i cili do ta rrisë volumin në flokët tuaja. Balsamin vëndojeni vetëm tek majat dhe bëni kujdes që të mos arrijë tek rrënjët, sepse flokët tuaja mund të duken pa jetë dhe të yndyrshme. Për t’i ngrejtur flokët, përdorni një krehër të gjërë në flokë gjysëm të thara dhe filloni t’i krihni nga rrënjët e poshtë. Kur flokët janë plotësisht të thara, tek rrënjët aplikoni shampon të thatë. Kjo gjë do tu jape flokëve cilësi dhe do të jeni të sigurta se nuk do tu yndyrsohen flokët tuaja.

Nëse keni flokë të valëzuara: Filloni me një shampon dhe balsam i cili e përmirëson cilësinë e  flokëve, si për shembull Bumble and Bumble Surf Foam Wash Shampoo i Conditioner, për t’i definuar flokët dhe freski që të mos jenë shumë dredha. Aplikoni pak vaj për flokët që ta lehtësoni krehjen e tyre nga rrënjët poshtë. Flokët e valëzuara shpesh herë mund të jenë “të padëgjueshme”, dhe prandaj duhet ta kontrolloni drejtimin kah shkojnë ato. Për t’i qetësuar flokët, vëndoni pakëz gjalpë për flokët tek shuplakat tuaja dhe kaloni duart nëpër fundet e flokëve.

Nëse keni flokë kaçurrela: Jini të kujdesshme nëse përdorni shumë produkte, gjë kjo e cila në fund mund të rezultojë me gjithçka përveç një pamjeje natyrale. Filloni me një shampon hidratues dhe balsam për t’i zbutur dredhat pa i rënduar flokët poshtë, një zgjedhje e mirë do të ishte Pantene Pro-V Curl Perfection Shampoo dhe Conditioner. Aplikoni shkumë për stilimin e flokëve, si për shembull Dove Style + Care Whipped Cream, dhe krehni flokët me një krehër të gjërë, kjo do t’ju ndihmojë të krijoni kaçurrela të përkryera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button