Pijet më të këqija që të prishin dhëmbët, sipas dentistëve

Nëse do t’i ruash dhëmbët sa më të shëndetshëm, është shumë e rëndësishme të kesh parasysh disa këshilla. Mbi të gjitha, është e rëndësishme të përdorësh furҫën, të paktën dy herë në ditë, këshillojnë dentistët. (Në një botë perfekte, ku nuk harron kurrë të lësh takime, duhet edhe të lësh takim edhe me dentistin të paktën dy herë në vit), shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Por dentistët këshillojnë që, përveҫ kësaj metode të njohur (furҫës), duhet treguar kujdes edhe për lëngjet që konsumon gjatë ditës.

“Lëngjet më të këqija për dhëmbët, sipas dentistëve, janë ato me gaz si Pepsi”, thotë Dr. Matthew Nejad, dentist kozmetik në Helm Nejad Stanley. “Pijet me gaz kanë aciditet të lartë dhe po ashtu kanë përmbajtje të lartë sheqeri – kombinimi më i keq për dhëmbët.” Po kështu, edhe lëngje të tjera me aciditet të lartë dhe me shumë sheqer janë lëngjet e portokallit, pijet me gaz, por edhe ujë tonik.

Ndërsa lëngjet që krijojnë njolla në dhëmbë janë kafja dhe ҫaji i zi, thotë Nejad.

Megjithatë, këtu ka edhe sugjerime.

Nejad këshillon që, në rastet kur e ke të pashmangshëm konsumin e këtyre lëngjeve, 30 minuta pas konsumit të tyre, laji dhëmbët si zakonisht. Kjo mënyrë balancon pehashin dhe mbron dëmtimet e mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button