Putin dhe Tramp nesër do të bisedojnë në telefon

Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp nesër do të bisedojnë në telefon, deklaroi zëdhënësi i Kremlniit, Dmitrij Peskov.

“Po, konfirmoj se nesër do të ketë bisedë telefonike”, tha Peskov.

Televizionet amerikane Si-En-En dhe En-Bi-Si lajmëruan paraprakisht se të dy presidentët do të bisedojnë në telefon të shtunën, për herë të parë pasi Tramp hyri në detyrë më 20 janar.

Paraprakisht Tramp disa herë deklaroi se dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, të cilat janë në pikën më të ulët nga Lufta e ftohtë.

Uashingtoni e akuzon Moskën se është munduar me kiber sulme të ndikojë ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button