Kryetari i ri i Parlamentit Evropian: Aleksandri i Madh ka qenë grek

Unë jam mirë i njoftuar me historinë. Aleksandri i Madh ka qenë grek me ide të cilat kontribuan për lindjen e Evropës, shkruajti në gjuhën greke kryetari i ri i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani në profilin e tij në Tuiter.

Opinioni grek, politikanë, europarlamentarë dhe mediat e kanë përshëndetur këtë hap të kryetarit të Europarlamentit pas shqetësimeve të djeshme për deklaratën e Tajanit gjatë vizitës së vitit të kaluar në Shkup, kur ai e quajti vendin tonë Maqedoni.

Komenti në gjuhën greke i Tajanit u publikua pas takimit me eurodeputetin nga Demokracia e Re, Manolis Kefalojanis. Ai edhe vet në profilin e tij në Tuiter e transmetoi deklaratën në gjuhën greke të Tajanit, duke theksuar se është shkruar pas takimit të tyre të djeshëm, për të cilën publikoi edhe fotografi.

Kefalojanis paraprakisht i shkruajti letër të hapur Tajanit, ku ia prezantoi “të vërtetën historike”, sipas tij, dhe i bën me dije disa “fakte historike” për të cilat pohon se dëshmojnë se “Aleksandri i Madh ka qenë grek”.

Fjalimin e vitit të kaluar të Tajanit në Shkup dje e komentoi edhe ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias gjatë komisionit parlamentar për punën e MPJ-së greke, duke informuar se me këtë çështje do të merret zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugallos dhe se eurodeputeti i Syrizas, Dhimitris Papadhimulis veçmë ka dërguar protestë me shkrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button