Putin bën thirrje për përforcim të aftësisë luftarake të Forcave të armatosura ruse

Presidenti rus Vlladimir Putin sot bëri thirrje në përforcim të aftësisë luftarake të Forcave të armatosura ruse, duke e përfshirë edhe zvogëlimin e kohës për sistemimin e njësiteve ushtarake.

“Rëndësia e forcave tokësore, së bashku me aviacionin dhe marinën, në përleshjet luftarake është e lartë. Detyra jonë është t’ju sigurojmë harduer më të mirë, pajisje më bashkëkohore dhe dukshëm ta forcojmë aftësinë e tyre luftarake”, tha Putin.

Ai theksoi se mobiliteti është një nga treguesit kryesorë të efikasitetit të forcave tokësore gjatë transferit të ushtarëve në distanca të mëdha dhe sistemimi i tyre i shpejtë, transmeton MIA.

“Duhet ta rrisim kohën për aktivitete të tilla”, shtoi Putin, transmeton “Sputnik interneshënall”.

Presidenti rus, njëherit, shfaqi shpresë se Forcat e armatosura ruse do të forcohen në mënyrë të konsiderueshme me aeroplanin e ri gjuajtës për shumë qëllime “MiG-35”.

“Para së gjithash t’ju uroj për këtë ngjarje të rëndësishme, në fillim për fluturimet provë të gjuajtësit tuaj të ri ‘MiG-35′”, tha Putin gjatë video konferencës me rastin e fillimit të testimit të këtij aeroplani.

Ai shtoi se aeroplani i ri luftarak ka karakteristika përparuese, si dhe është i pajisur me armë më bashkëkohore dhe është i aftë për ndjekje prej 10 deri në 30 caqe.

“Kam shumë shpresa se Forcat tona të armatosura do të forcohen në mënyrë të konsiderueshme me këtë fluturake”, tha Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button