Greqi, gjykata refuzon ekstradimin e 8 ushtarakëve puçistë

Gjykata e Lartë e Greqisë ka vendosur të mos ekstradojë në Turqi 8 ushtarakët puçistë të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtarakët për të cilët është kërkuar ekstradimi me arsyetimin se janë anëtarë të organizatës terroriste FETO dhe se kanë patur rol aktiv në tentativën e grushtit të shtetit më 15 korrik u sollën të prangosur në gjykatë nën shoqërimin e policëve grekë.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, pasi kanë thirrur në sallë në grupe ushtarakët anëtarë të FETO-s kanë lexuar në praninë e tyre vendim e dhënë.

Gjykata ka njoftuar se refuzon kërkesën e Turqisë për ekstradimin e ushtarakëve të cilët u arratisën me një helikopter në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button