Gjashtë institucione gjyqësore morën certifikatën për ISO 9001: 2015 me mbështetjen e USAID-it

Gjashtë institucioneve gjyqësore sot u janë ndarë certifikatat për standardin për cilësi ISO 9001:2015 në suazat e mbështetjet së Programit të USAID për përmirësimin e funksionimit të organizatave.

Këshill Gjyqësor në Maqedoni, Gjykata Supreme dhe katër gjykatat e Apelit në Shkup, Shtip, Manastir dhe Gostivar jo vetëm që janë institucionet e para gjyqësore që morën certifikata për këtë standard, por janë edhe institucionet e para publike në vend që janë të certifikuar për versionin më të mirë të këtij standardi.

“Në 25 vitet e fundit, USAID ka ndihmuar Maqedoninë në vendosjen e një sistemi efikas dhe transparent gjyqësor dhe ka punuar që të fuqizojë kapacitetet e gjykatave për një aplikim më efektiv dhe konzistent të politikave dhe praktikave gjyqësore. Në kuadër të Programit për përmirësimin e performancës të organizatave, USAID ndihmoi institucionet gjyqësore në zbatimin e proceseve të prokurimit në një mënyrë më efektive, duke i përmbushur obligimet e tyre ligjore për vendosjen e sistemeve të menaxhimit të cilësisë. Anëtaret e përkushtuar të ekipeve të menaxhimit të cilësisë në gjykatat e juaja, së bashku me anëtarët dhe konsulentët e ekipit të Programit të USAID-it për përmirësimin e performancës së organizatave, disenjuan dhe zbatuan një proces inovativ dhe tejet participativ gjatë vendosjes së standardit ISO. Ky proces është tërësisht i përshtatshëm për zbatim në të gjitha gjykatat e tjera mbarë vendit dhe duhet të zbatohet gjithandej, deklaroi drejtori i Misionit të USAID, Xhejms Stajn.

Duke filluar nga viti 1993, në Maqedoni përmes USAID janë investuar më shumë se 583 milionë dollarë, para nga buxheti i SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button